Nga nesër ndalohet frekuentimi në Shalë të Bajgorës

Në vazhdën e masave parandaluese në mbrojtje të virusit COVID-19, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, njofton të gjithë qytetarët e Mitrovicës, se nga nesër do tu pamundësohet frekuentimi në Shalë të Bajgorës, kjo pasi që paraqet rrezik të panevojshëm në shëndetin e qytetarëve.

Kryetari Bahtiri kërkon falje nga të gjithë qytetarët për këtë kufizim, duke thënë se është shumë i domosdosshëm për të zbatuar masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19 dhe siguruar distancimin social.

Po ashtu kryetari Bahtiri bën thirrje tek të gjithë qytetarët ti zbatojnë të gjitha rekomandimet e IKSHP-së, duke qëndruar në shtëpi dhe reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT