Nga këto komuna janë 225 rastet e reja me koronavirus

225 raste të reja janë konfirmuar si të prekur me koronavirus. Përpos kësaj gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 13 persona, duke quar kështu numrin e viktimave në 269.

201 pacientë arritën të mundin virusin COVID-19, ku numri i përgjithshëm i të shëruarve është 5 mijë e 109 persona.

Rastet pozitive të fundit janë nga këto komuna: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT