Tashmë janë bërë të ditura të gjitha grupet në kompeticionin më të ri të futbollit evropian, Uefa Conference League pas tërheqjes së shortit nga ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë emra të mdhenjë ekipesh si Tottenham, Roma, Basel e Feyenoord.

“Grupi i Vdekjes” konsiderohet grupi G, ku ekipi i Tottenham do të përballet me Vitessen, Rennes dhe Mura.

Ndërsa, grup më të lehtë pritet ta ketë Roma, ku përballë vetës do të ketë ekipin e CSKA-Sofia, Bodo/Glimt dhe Zorya Luahnsk.

Kujtojmë se finalja e madhe e këtij kompeticioni do të luhet me 25 maj 2022 në “Air Albania Stadium” në Tiranë, ku “Ambasador i Finales” do të jetë Lorik Cana.