Nga Çekia zyrtarizohet skuadra e re e Peter Cech!

Mediat çeke shkruajnë sot se Peter Cech e ka vendosur largimin nga Chelsea. Madje radio e njohur çeke, Radio Praga citon lajmin se Cech ka arritur marrëveshje sot me Arsenalin.

Portieri çek thuhet se ka përfunduar të gjitha detajet e transferit të tij te rivali nga Londra. 10 milion funta do ti kushtoi Arsenalit blerja e Cech dhe se portieri do të nënshkruaj kontratë 3 vjeçare.

Agjenti i futbollistit i ka kryer të gjitha detajet e marrëveshjes dhe se zyrtarizimi i këtij transferi do të bëhet menjëherë pas përfundimit të këtij edicioni.

Cech thuhet se ka qenë i lejuar edhe nga vetë skuadra e Chelseat për të biseduar me skuadra të tjera.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT