Neziri: Maqedonisë mund t’i ndodhë skenari i Ukrainës (Video)

Analisti Xhelal Neziri në emisionin 10 minuta të TV21, tha se me mosrespektimin e “Marrëveshjes së Përzhinos” mund të destabilizohet vendi. Sipas tij Maqedonisë mund ti ndodhë skenari i Ukrainës.

“Kjo strategji mendoj se do ta fus, ose do ta sjellë vendin para një rrezik shumë të madh, jo vetëm të pasigurisë ose destabilitetit politik, por edhe një rrezik shumë të madh të sigurisë. Ka gjasa që Maqedonisë ti ndodhë skenari Ukrainës. Ka gjasa që vendi të futet në ndasi të mëdha jo vetëm politike, por edhe ndëretnike, gjë që do të ishte një çmim i madh që do ta paguanin të gjithë qytetarët”.

Për prononcimin të dërguarit të posaçëm për çështjen e emrit Metju Nimic, se ka ardhur koha për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Neziri tha se në një situatë siç është Maqedonia, çështja e emrit mbetet një çështje dytësore.

“Në situate parazgjedhore siç është Maqedonia, nuk besoj se mund të ketë kompromis për emrin. Në Greqi kaluan zgjedhjet dhe Greqia pasi është në një fazë kur mund të pranoj kompromis mirëpo Maqedonia është në një turbulencë politike, me ç’rast çështja e emrit mbetet një çështje dytësore edhe pse është tepër e rëndësishme për ardhmërinë e vendit”.

Sipas Nezirit pas zgjedhjeve të prillit, të cilat, sipas tij duhen të jenë të lira dhe demokratike, qeveria e re do të ketë qetësi më të madhe politike që ti qaset më seriozisht çështjes së emrit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT