Barcelona mund ta paguajë shtrenjtë gjykimin për evazion fiskal në rastin e transferimit të sulmuesit Neymar.
Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo“, Prokuroria ka kërkuar që përveç burgosjes së presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeu dhe paraardhësit të tij, Sandro Rosell, gjiganti nga Camp Nou të përjashtohet nga La Liga për dy sezone.
Lajmi pa dyshim se frikëson tej mase tifozët e gjigantit katalan.
- Advertisement -