Nexhat Demaku takohet me Komandantin e KFOR-it, Kolonel Benzi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, sot u takua me Komandantin e KFOR-it, Kolonel Corrado Benzi si dhe disa bashkëpuntor  te tij.
Kryetari  Demaku  falënderoi Komandantin e  KFOR-it për vizitën e tij si dhe falenderoi ekipen e LMT- K 9 në Drenas për bashkëpunimin shumë të mirë që kan  dhe për  pjesëmarrjen e tyre aktive në të gjitha takimet.
Në takim u bisedua rreth sigurisë në territorin e Komunës së Drenasit, që është gjendja shumë e mirë pasi  që, që nga viti  2009 nuk ka asnjë vrasje në këtë Komunë, mes tjerash  u bisedua edhe rreth migrimit dhe lëvizjes së qytetarëve të Drenasit drejt Europes, rreth Parkut të Biznesit që është shembull i mirë për investitorët e jashtëm,  me infrastrukturë  të mire, ujë dhe rrymë të pandërprerë, rreth aplikimit online për qytetarë,  rreth projekteve kapitale, si dhe rreth suksesit të bizneseve të vogla dhe aktiviteteve të tjera në Komunën e Drenasit./DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT