New York Times shkruan për kombëtaren shqiptare

Gazeta prestigjioze amerikane, “The New York Time”, ka shkruar një artikull në lidhje me shanset që ka Kombëtarja Shqiptare për t’u kualifikuar në kampionatin Europian të futbollit.

“Pavarësisht një përpjekjeje heroike kundër Francës, të mërkurën, Shqipëria i ka humbur dy ndeshjet e para dhe ka shanse të pakta për të avancuar më tej. Matematikisht, ajo ka ende një mundësi për t’u kualifikuar si njëra ndër më të mirat e vendit të tretë. 3 pikë ndoshta nuk janë mjaftueshëm, sepse gjasat janë që Shqipëria të mos jetë e vetmja skuadër me kaq pikë në vendin e tretë. Sidoqoftë, shpresa e vetme është për të mposhtur Rumaninë, të dielën në Lion. Mundësisht pa pësuar gol dhe duke shënuar më shumë se një të tillë. Sipas përllogaritjeve tona, po zuri vendin e tretë në grup, me 3 pikë të grumbulluara, Shqipëria ka 47 për qind shanse për t’u kualifikuar”, thuhet ndër të tjera në artikull.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT