Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon jetën pas vdekjes

Përvoja më e rëndësishme ndoshta në botë është ajo e Dr.Eben Alexander , një neurokirurg nga Harvardi.

Ashtu si shumica e skeptikëve, ai besonte se tregimet për jetën pas vdekjes nuk ishin tjetër veç se produkt i imagjinatës njerëzore. Para se ta kishte këtë përvojë, ai nuk besonte në ekzistencën e një shpirti jo-fizik.

Mirwpo ai  ndryshoi mendje pasi ishte në komë për shtatë ditë rresht, si pasojë e disa baktereve. Gjatë komës ai përjetoi një udhëtim ‘të gjallë’ në atë që ai thotë të ketë qenë jeta e përtejme, duke vizituar qiejt e parajsave të ndryshme.

Pas kthimit në trupin e tij dhe përjetimit të mrekullueshëm, ai shkroi librin “Dëshmia e Parajsës”, libër ky që ishte më i shituri i New York Times. Dr.Alexander në librin e tij konfirmon se jeta këtu është vetëm një test, që i ndihmon shpirtrat tanë të rriten dhe të zhvillohen, dhe që mënyra e vetme për të pasur sukses këtu është duke jetuar me dashuri dhe dhembshuri.

Këtu janë disa nga pikat më të rëndësishme që ai i përmendi:

– Përvoja e jetës së përtejme ishte aq reale sa që jetesa në Tokë dukej si një ëndërr artificiale në krahasim me të.

– Jeta e përtejme ishte e mbushur me dashuri të pastër. Dashuria dominonte jetën e përtejme në një shkallë aq të madhe sa që prania e së keqes ishte shumë e vogël. Nëse dëshironi të njihni universin, njihni dashurinë.

– Në jetën e përtejme, të gjitha komunikimet ishin telepatike. Nuk kishte nevojë për fjalë të folura, nuk kishte ndarje në mes të vetës dhe çdo gjëje tjetër rreth jush. Të gjitha pyetjet që i bënit në mendjen tuaj merrnin menjëherë përgjigjen telepatike.

Ai thotw se nw jetwn pwrtejme ju gjithmonw do të jeni të sigurtë, nuk do të jeni vetëm sepse dashuria e pakushtëzuar  dhe e persosur e zotit nuk neglizhonte asnjë shpirt.

“Dashuria është, padyshim, baza e çdo gjëje,” shprehet ai. Ky është realiteti i realiteteve, e vërteta e pamohueshme që jeton dhe merr frymë në thelbin e çdo gjëje që ekziston apo do të ekzistojë ndonjëherë,” vazhdon të thotë ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT