Nesta, tifoz i Juventusit!

Ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta ka zbuluar se sonte do të bëjë tifo për Juventusin, gjatë sfidës së italianëve ndaj Real Madridit.
“Do i mbështes Bianconerët, edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë”, deklaroi fillimisht Nesta për Sky Sports, transmeton Koha.net.
“Shpresoj që Juve të luajë përpara pa pritur për kundërshtarin. Do të jetë ndeshje spektakulare. Do të jetë me rëndësi që të mos jetë një garë defanzive”, shtoi italiani.
Ai komentoi edhe trajnerët e skuadrave.
“Allegri dhe Ancelotti janë dy trajnerë të mëdhenj dhe të ngjashëm në disa aspekte – e jetojnë futbollin në një mënyrë të qetë, gjakftohte”, tha mes tjerash Nesta.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT