Nesër rihapen çerdhet në Drenas

Pas njoftimit nga Qeveria në detyrë, lidhur me hapjen e çerdheve, Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, njofton qytetarë/prindërit se nga data 02.06.2020 (e martë) do të hapen çerdhet publike dhe ato private.

DKA-ja, ka marr të gjitha masat e nevojshme sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, për rihapjen e çerdheve, ku janë bërë dezinfektimet e objekteve dhe pastrimi i tyre.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka urojnë fëmijët për rikthimin në objektet edukativo-arsimore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com