Nesër protestohet kundër aksidenteve

Banorët e fshatit Makovc nesër do të protestojnë në rrugën në të cilën brenda një kohe shume të shkurtër janë shkaktuar disa aksidente me fatalitet.

“Duke pas parasysh që kjo gjë po përsëritet në të njëjtin vend me vite të tera dhe jetët e njerëzve çdo ditë janë në rrezik dhe askush nuk i ka kushtuar vëmendje, banorët e Makovcit janë këmbëngulës në kërkesat e tyre ndaj pushtetit lokal dhe atij qendrore, që t’i kushtohet kujdes i nevojshëm”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Protesta fillon në ora 12:00.

Në Kosovë një ndodhin një numër i madh i aksidenteve, e që një pjesëe tyre përfundojnë me fatalitet.