Nesër protestë në Drenas, kundër mbajtjes së mbrëmjes së maturës në lokal pa leje

Me moton: “Stop degradimit të pronës publike”, nesër në Drenas, saktësisht në fshatin Korroticë të Epërme (rreth një kilometër nga “Kroi i Mbretit” në drejtim të Komoranit / rruga magjistrale, saktësisht tek objektet afariste Restaurant & Motel ANA dhe FABEND), mbahet një protestë paqësore 20 minutëshe, transmeton Drenica Press.
 
Protesta mbahet nga ora 11:30 deri 12:00 e shoqëruar me afishe të mëdha.
 
Për organizimin e mbërmjës  së maturës për maturantët e shkollës së mesme teknike në Drenas është lidhur marrëveshje ndërmjet Këshillit të shkollës dhe objektit afarist Restaurant & Motel ANA . Ky objekt afarist është i ndërtuar pa leje dhe si i tillë nuk është i liqnecuar për të ushtruar asnjë lloj veprimtarie.
 
Drejtoria Komunale e Inspektoratit në Drenas deri më tani plot 5 herë gjatë ndërtimit i ka ndaluar punimet duke e rrethuar me shirit, mirëpo pronaret e këtij lokali duke sfiduar institucionet komaunle (ligjin) nuk janë ndalur së ndërtuari dhe aq më e keqja ky lokal ende pa përfundur ndërtimin ka lidhur marrëveshje me shkollën në fjalë për të organizuar mbrëmjen e maturës.
 
Protesta do të mbahet para këtij objekti me sloganin “Mos hipni mbi shtetin të cilin me gjak dhe sakrificë e ndërtuam”.
 
Protestës i prijnë Asamblisti i Kuvendit Komaunl në Drenas,  Xhavit Drenori.
 
Me nderime
- Advertisement -

MË TË FUNDIT