Nesër pritet të bie bora e parë në Kosovë

This is a photograph of a pedestrian in a snow storm with an aumbrella with a person in the background without an umbrella.

Parashikimi i motit për nesër (e premte), thuhet se mund të ketë reshje të borës.

Këtë e ka paralajmëruar ‘Prishtina Weather’, ku për nesër pritet mot kryesisht i vranët në mëngjes dhe me shi e në vise malore priten edhe reshje bore.

Ditën mbetet mot me vranësira, por me erë. Vende-vende edhe me riga shiu.
Temperaturat minimale pritet të sillen rreth 3 gradë derisa ato maksimale mund të arrijnë deri në 7 gradë.