Nesër Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e Kryesisë.

Mbledhja pritet të filloj në ora 11:00 në sallën C-301, sipas njoftimit të Kuvendit.

Rendi i ditës

1. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

2. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave,

3. Të ndryshme.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në mbledhjen e Kryesisë

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.

Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.