Nesër do të asfaltohet rruga në fshatin Likoc – Rezallë mbyllet për qarkullim nga ora 8:00 (FOTO)

Komuna e Skenderajt ka dalur me një njoftim ku thotë se: Njoftim për ndalim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në rrugën Likoc – Rezallë. Për shkak të fillimit të punimeve në asfaltimin e rrugës Likoc – Rezallë, njoftohen banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Likocit, se kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, të premten (29 korrik) nga ora 8 e mëngjesit.

Lutën qytetarët të kenë mirëkuptim gjatë kohës sa rruga do të jetë e mbyllur!
- Advertisement -

MË TË FUNDIT