Nesër ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Komandantit të FSK-së

Nesër në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë, zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të detyrës të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, Kryeministri Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it si dhe personalitete politike dhe ushtarake të vendit dhe të huaj.
Fillimisht ceremonia e ndërrimit të Komandantit të FSK-së, do të nisë me inspektimin e njësive të FSK-së, nga Komandanti i FSK-së dhe Presidentja e Kosovës, ndërsa me nga një fjalë, do të paraqiten: Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.
Trupa frymore e FSK-së, do të interpretojë disa pika instrumentale, pastja leximi i dekretit të Presidentes për dekretimin e Komandantit të FSK-së dhe në fund, bëhet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Komandantit të FSK-së.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT