Vdekja tragjike e cila goditi familjen Dvorani nga Tersteniku i Drenasit, ku humbën jetën dy fëmijët e mitur të familjes së Astrit Rrahim Dvoranin, tronditi jo vetëm Drenasin, por e gjithë Kosovën.
Sipas një burimi të portalit drenicapress.info, varrimi i trupave të pajetë të dy fëmijëve të mitur do të bëhet nesër në fshatin Tërstenik të Drenasit.
Varrimi i Muhamed A. Dvorani 8 vjeç dhe Mendim A. Dvorani 5 vjeç, do të bëhet në varrezat e lagjes Dvorani duke filluar nga ora 14:00.
Të dy fëmijët e mitur të familjes Dvorani humbën jetën në një aksident trafiku, në mes të natës së 24 dhe 25 nëntor, në rrugën Subotic-Novisad, gjatë kthimit në vendlindje nga Austria. /Drenica Press/
- Advertisement -