Nëse dështon meçi ndaj Furyt, ky pritet të jetë kundërshtari i Anthony Joshuas

Planet për një sfidë të madhe mes Anthony Joshua e Tyson Fury më 14 gusht në Arabinë Saudite janë vënë në pikëpyetje pas vendimit të një gjykate në Amerikë, që ka urdhëruar triologjinë mes Deontay Wilder e Tyson Fury më 15 shtator.

Fury duhet të zgjidhë këtë ngërç, që mund t’i kushtojë shumë. Nga ana tjetër, Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (IBF, WBA e WBO) ka gati një “plan B” për këtë verë në rast se dështon sfida me Fury.

Britaniku është gati të duelojë me ukrainasin Oleksandr Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij. Ukrainasi është ish-kampion bote ne peshën “light heavyweight”, i mandatuar nga WBO për të dueluar me Joshua.

Lajmin e konfirmoi Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, që tha: “Ne jemi fokusuar te dueli me Fury, por planet mund të ndryshojnë. Ne kemi një “plan B”, madje edhe një “plan C”. Kemi shumë alternativa, ku njëra prej tyre është sfida me Usyk, si mundësia e dytë”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT