Nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull, hiqeni menjëherë nga korrenti

Në rast shpërthimi, boljeri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë nëse piqen kushtet.

Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë për shkak të defekteve dhe parregullsive.

Në rast të ngrohjes së pakontrolluar të ujit, të cilën mund ta identifikoni në bazë të llojit të zhurmës apo tingullit që lëshohet apo edhe procesit të vlimit që dëgjohen nga bojleri.

Nëse vini re tinguj të pazakontë, gjëja e parë që duhet të bëni është të ndërprisni furnizimin me rrymë, sa më shpejt nëse shihni që temperatura është e lartë, në kushtet që termometri të jetë i saktë. Energjinë elektrike mund ta hiqni me anë të automatit.

Duke pasur parasysh që bojleri është nën presionin, gjëja më e mirë që mund të bëni është që ta mbani të fikur ndërsa bëni dush.

Rryma mund t’ju godasë nëse gjatë dushit është i aktivizuar bojleri me tokëzim të keq. /abcnews.al/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT