Po vazhdon ende të rritet numri i viktimave të cilët humbën jetën gjatë termetit i cili ndodhi ditë më parë në Nepal, deri me tani behët e ditur se numri i personave të pajetë ka arritur shifrën 6204 kurse personat të cilët u lenduan ka arritur shifren 13,932.
Ambasadori i Nepalit thotë se në qendër të Nepalit shumë njerëz u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit, por në disa zona të thella ata nuk mundën të depertojnë sepse vendi ku kishte ndodhur termeti nuk kishte rrugë per të depertuar bën të ditur gazeta BBC. Po ashtu qeveria e Nepalit bën të ditur se numri i personave të pajetë mund të arrijë shifren 10,000./drenicapress/
- Advertisement -