Nëntëmbëdhjetë vite burgim për vrasjen në pritë të Ferdinand Gjinit

Me 19 vite burgim Gjykata Themelore e Pejës ka dënuar 40-vjeçarin nga Gjakova, Gjon Pnishi, për vrasjen me paramendim dhe në pritë të Ferdinand Gjinit.

Vrasja kishte ndodhur mëngjesin e 23 qershorit 2014, tek ura që lidh fshatin Llukë me atë Prapaçan të Deçanit.

Gjykata Themelore e Pejës, të hënën në mesditë, ka dënuar Pnishin për këtë vrasje. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 17 vite burgim për vrasje të rëndë, ndërsa dy vite të tjera për armëmbajtje dhe shfrytëzim pa autorizim të saj. Gjithsej, gjykata dënim unik llogariti 18 vite për vrasësin 40-vjeçar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT