Nëntë shtetet e mëdha që mund të mos ekzistojnë pas 100 vjetësh

Bota ka ardhur duke u zhvilluar dhe në etapa të ndryshme kemi lindje apo vdekje te shtetëve të ndryshme.

Sipas portalit Toptenz.net janë 9 shtete të cilat sipas historianëve mund të mos ekzistojnë më pas 100 vitesh.

Këto janë ato shtete:

Kiribati 

Kjo parajsë tropikale tashmë ka humbur pjesë të territorit të vet nga valët e mëdha e ngritja e madhe e nivelit të deti me kohë mund ta mbulojë të tërën.

Holanda 

Edhe pse duket e pabesueshme, ky vend mund të “zhduket” për shkak të ndryshimeve klimatike.

Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda veriore 

Në fakt ky është emri i plotë që në jetën e përditshme e quajmë “Mbretëri e Bashkuar “ ose dhe vetëm “Angli”, por disa politikanë kanë mendimin se Mbretëria e Bashkuar duhet të ndahet.

Kanadaja 

“Vendi i ëndrrave” për shumëkënd që dëshiron të migrojë në të për shkak të lehtësisë së madhe të gjetjes së punës, ky vend mund të zhduket përgjithmonë, pasi përbëhet nga minoritetet që synojnë pavarësinë.

Tajvani 

Tajvani është në pozitë interesante, sepse ekziston debati i përjetshëm se Tajvani i përket Kinës, porse në këtë rast shtrohet pyetja se cila do të jetë forca legjitime.

Koreja Veriore 

Disa ende pohojnë se dy Koretë me kohë d të bashkohen, a është e gatshme Koreja Veriore të pranojë që një pjesë të pushteti të vet ta kalojë në duar të huaja.

Palestina 

Palestinës, e cila lufton me rrethinën armiqësore, me mosnjohjen nga shumë shtete dhe me terrorizmin, shumë analistë nuk i japin shans se do të jetë shtet në vitin 2115.

Sudani 

Sudani Jugor, kombi më i ri bë botë, po ballafaqohet me vështirësi të shumta në zhvillim dhe në shfrytëzimin e rezervave të veta të naftës. Nëse politika nuk merret vesh dhe nëse nuk qetësohen trazirat etnike, vendi do të mund të shpërbëhej në 100 vjetët e ardhshëm.

Haiti 

Haiti ndoshta është vendi më fatkeq në botë, pasi, që nga krijimi i tij ka pasur probleme me spastrimet etnike, varfërinë, protestat e armatosura dhe katastrofat natyrore.