Sot ka vdekur nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Baki Ejupi, pasi pësoi një atak kardiak.

Përveç si ish-ushtar i UÇK-së dhe paslufte i FSK-së, Ejupi do të mbahet mend edhe për kujdesin që kishte për qytetin e tij Podujevën.

Sa herë që vinte nëntori, Baki Ejupi, së bashku me bashkëvendës për çdo vit organizonte vendosjen e flamujve në pjesë të ndryshme të Podujevës.

Një gjë të tillë thoshte ta ketë borxh për ata që dhanë shumë për kombin shqiptar.

“Kjo është një simbolikë shumë e vogël krahasim me punën dhe gjakun e derdhur për flamurin kombëtar. Unë kam shumë bashkëluftëtar që i kam njohtë që sot nuk janë ma në këtë botë. Mundohem nëpërmes kësaj punë simbolike me përcjellë amanetin e tyre që kurrë mos me harru simbolin kombëtar”, kishte deklaruar Ejupi më 26 nëntor të 2018-tës për T7, shkruan Reporteri.net.