Nënkryetari thërret takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Idain Smailji si nënkryetar i KPK-së ka ftuar për sot takimin e radhës së KPK-së, meqenëse, u.d. kryetari i KPK-së, ka marrë vendim të kundërligjshëm duke vendosur personalisht që t’i pezullojë takimet e KPK-së. Sipas Smajlit, as me Ligjin mbi KPK-në e as me Rregulloren mbi funksionimin e KPK-së, kryetari i KPK-së, nuk e ka të drejtën që të pezullojë takimet e Këshillit Prokurorial, aq më pak, kinse, deri sa të bëhet dekretimi i kryeprokurorit të Shtetit nga Presidentja e Republikës, apo derisa të bëhet sqarimi, kinse, i mandateve të anëtarëve të KPK-së.
“Si nënkryetar i KPK-së ftoj takimin e radhës së KPK-së, ashtu siç shkruan edhe në kërkesën e pesë anëtarëve të KPK-së, të nënshkruar nga anëtarët: Idain Smailji, Sevdije Morina, Teki Bokshi, Bajram Uka dhe Jetish Maloku”, thuhet në njoftimin që aspo arriti nga Idain Smailji, nënkryetar i KPK-së.
Takimi do të mbahet ashtu siç ka qenë i paraparë, më 17.03.2015, në ora 14:00, në sallën në katin IV, në ndërtesën e Këshillit Prokurorial i Kosovës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT