Nënkryetari i LDK-së jep detaje për takimin Kurti-Mustafa, tregon kur do ndodhë takimi i radhës

Albin Kurti dhe Isa Mustafa as pas një takimi tre orësh nuk janë marrë vesh për “koalicionin e shpresës”.

Agim Veliu, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishte pjesë e takimit, ka thënë se janë duke bërë përpjekje për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Jemi duke bërë përpjeke të definojmë çdo gjë”, ka thënë Veliu për Insajderin.

Veliu është pyetur edhe për atë se cila është pika që tani për tani po i ndan Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

“Biseda dhe përpjekje. S’kam çka shtojë tjetër”.

Ndërsa ka thënë se takimi i ardhshëm do të ndodh “kur të t’thotë Zoti”./Insajderi.com

- Advertisement -

MË TË FUNDIT