Nëna Tereze tha: President Clinton, Ibrahim Rugova është presidenti im, shpëtojeni atë dhe popullin tim (Video)

Për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë e cila ishte edhe ngjarja kryesore e ditës në mbarë botën, në Viti ishte bërë gati salla e kinemasë.

Mesha që u mbajt sot në Vatikan, u ndjek nga aty nga shumë shqiptarë – qoftë të besimit të krishterë apo atij islam. Të gjithë u shprehën se ajo e meriton epitetin e shenjtores.

Aty pati edhe mërgimtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kishin ardhur enkas për këtë ngjarje e që thonë se kishin kontribuuar për ta përhapur lajmin se Nëna Tereze ishte shqiptare.

Por, as shenjtorja shqiptare nuk i kishte harruar rrënjët e saja, madje kishte lobuar për të drejtat e shqiptarëve të saj të Kosovës, vendi nga i cili vjen ajo (babanë nga Prizreni, nënën nga Gjakova, ndërkaq lindi në Shkup që po ashtu ishte atëherë pjesë e Kosovës).

“Ia puthi dorën Ibrahim Rugovës, u ngrit e tha: President Clinton (presidenti i SHBA-ve) dhe të pranishëm, ky është presidenti im dhe i popullit tim, që është në rrezik me kokën e tij dhe gjithë popullin. Ju lutem, ndërmerrni diçka për ta shpëtuar popullin dhe presidentin”, thotë një qytetar i Vitisë. /Klan Kosova/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT