Nëna në spital, policët gatuajnë dhe lajnë enët për 5 fëmijët e saj

Kjo foto është bërë nga dy policë holandezë, të cilët gjatë shërbimit kanë marrë një telefonatë urgjente nga shërbimi spitalor, sepse një grua që kishte përfunduar në spital nga kriza e diabetit, nuk mund të kujdesej për pesë fëmijët e saj.

Të mbetur vetëm në shtëpi pese fëmijët e gruas janë habitur kur kanë parë që në derë i hynë policët, që të kujdeseshin për ta.

Por jo vetëm kaq, duke pare kohën e gjatë që po kalonte, policët kanë filluar edhe të gatuajnë për fëmijët që kishin uri. Madje në fund ata kanë larë dhe enët.
Me pas, policet kanë shkrepur një selfie që është bërë një nga fotot më të klikuara për mesazhin e fortë të humanizmit që përmban.

– See more at: https://durreslajm.com/lifestyle/n%C3%ABna-n%C3%AB-spital-polic%C3%ABt-gatuajn%C3%AB-dhe-lajn%C3%AB-en%C3%ABt-p%C3%ABr-5-f%C3%ABmij%C3%ABt-e-saj#sthash.d8lpPygQ.dpuf

- Advertisement -

MË TË FUNDIT