Nëna e tre fëmijëve vdes gjatë kërcimit me llastik

Një nënë e tre fëmijëve është hedhur drejt vdekjes kur kërcimi i saj sportiv me llastik shkoi tragjikisht keq.

Në pamjet e rënda të regjistruara shihen momentet e fundit të 33-vjeçares Yevgenia Leontyeva, që ngjitet qetësisht buzë tarracës së hotelit në Karaganda, Kazakistan.

Ajo bie nga 30 metra lartësi dhe pësoi plagë të shumta pasi litari i saj mbështetës nuk ishte siguruar në vendin e mbajtjes.

Dëshmitarët në skenë dëgjohet që ulërasin teksa të tjerë nxitojnë poshtë për të ndihmuar gruan pas rënies, raporton Top Channel.

Yevgenia kishte bërë shumë hedhje të tilla dhe pëlqente sportet aktive, por megjithë operacionet për plagët në kokë, nuk arriti të mbijetonte.

Gruaja shihet që kryen hedhjen e saj me të gjithë qetësinë e mundshme por pak më vonë dëgjohen ulërimat e të pranishmëve që kuptojnë se diçka nuk ka shkuar si duhej.

Një litar i dytë që duhet të zbuste rënien e saj nuk ishte fiksuar si duhej apo nuk ishte lidhur fare në pemën përballë vendit të kërcimit.

Ajo rrjedhimisht u përplas në tokë dhe më pas u tërhoq 3-4 metra derisa u përplas me një mur.

Gruaja kishte tre djem nën 14-vjeç.

Policia vazhdon hetimet për ngjarjen.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT