Nën kërcënim të armës plaçkitet taksisti

Një taksist ka raportuar se pasagjeri i tij, nën kërcënim të armës, ia ka grabitur paratë dhe telefonin.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kollë të Vushtrrisë dje, rreth orës 2 pas mesnate, siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, i dyshuari ka kërkuar nga viktima që ta dërgonte në një lokacion të caktuar.

Me të arritur në atë lokacion i dyshuari duke kanosur viktimën me armë i ka grabitur para të gatshme dhe një telefon celular dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Në raportin e policisë nuk saktësohet shuma e parave të grabitura.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT