Negociatat me Serbinë, rrezikojnë ta lënë Kosovën pa ujë për pije dhe ujitje

Në rast se delegacioni i Qeverisë së Kosovës bën kompromis me atë të Serbisë në lidhje me liqenin e Ujmanit (Gazivodës), dhe nëse shteti serb fiton të drejtën për ta kontrolluar këtë liqe, atëherë një pjesë e madhe e Kosovës do të mbetej pa ujë për pije, për ujitje dhe për prodhim të energjisë.

Kështu kanë thënë gjeografë dhe ekspertë të mjedisit e turizmit, për emisionin COSMO të KTV-së.

Sipas tyre, liqeni i Ujmanit, si më i madhi liqe artificial në Kosovë, nuk duhet negociuar në asnjë mënyrë me Serbinë, sepse përvetësimi eventual i tij prej saj do të ishte një kartë e fortë në duart e Qeverisë serbe, po aq e fortë sa edhe vetë minierat e Trepçës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT