Nedakovc – Smrekonicë – Vushtrri, nesër nis asfaltimi

Nga nesër e deri të shtunën të gjithë ngasësit e automjeteve duhet që sipas mundësive ta evitojnë nëse munden qarkullimin në drejtimet Vushtrri -Prishtinë dhe Vushtrri – Mitrovicë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovëss, njofton se për shkak të zhvillimi të punimeve, nga nesër më 7 maj 2020 ( e enjte) deri më 9 maj 2020 ( e shtunë), do të bëhet asfaltimi i segmentit rrugor “Nedakovc-Smrekonicë-Vushtrri” Lot 3, në rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë.

Ministria ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrugët tjera të mundshme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT