Në zyrat e OVL-UÇK-së mbërrijnë sërish dosje të Gjykatës Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hyni Gucati ka bërë të ditur se materiale të tjera janë dërguar në zyrat e OVL-së së UÇK-së gjatë ditës së sotme.

Në një konferencë për medie, Gucati tha se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre.

“Ka ardhur në 15:30 dhe ka ikë si rrufeja në shpejtësi shumë të madhe ai person që i ka parë, jemi munduar t’i kombinojmë pak me i pa se çfarë ka në to, por emra nuk ka, janë deklarata të dëshimtarit pa emër por me shifra”, tha Gucati.

Ndërsa nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haardinaj, theksoi se zbulimi i këtyre materialeve po bëhet me qëllim.

“Eshtë një absurditet i madh që prej një institucioni ndërkombëtar dhe kaq me renome, sidomos prestigjoz, ne kemi votuar gjoja për ruajtjen e njerëzve, komunikatave dhe atyre ju del ky material, këta nuk ju përngjajnë as do gjykatave të xhungles. Ata janë mundu me na fy drejtësinë tonë por nuk janë as në nivelin e saj. Këto janë gabime që po bëhen me qëllim” tha Haradinaj.

Rreth një javë më parë, në adresë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkuar një pako me materiale që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT