Në Vushtrri do të mbahet Panairi Veror i Ndërmarrësisë i Rajonit Veri

Të martën më 21 korrik, duke filluar në ora 10:00, në qendër të qytetit të Vushtrrisë do të mbahet  Panairi Veror të Ndërmarrësisë ”Rajoni Veri: Vendi i diversitetit kulturor dhe i shumëllojshmërisë së produkteve”, i organizuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal- Veri dhe Komuna e Vushtrrisë,.
Ky panair ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e imazhit të veriut të Kosovës si një rajon me kulturë dhe traditë të shquar, dhe poashtu do t’a bëjë hapjen zyrtare të Ditëve të Diasporës në Komunën e Vushtrrisë.

Kjo ngjarje u ofron bizneseve pjesëmarrëse një mundësi për të promovuar produktet dhe për të prezantuar arritjet e tyre, ndërsa komunave u ofron mundësinë për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit. Panairi pritet të jetë një pikë referimi për ekspozuesit dhe qindra vizitorë nga e gjithë Kosova.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Mbështetje Rrjetëzimit për Zhvillim Rajonal në Kosovë” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT