Një burrë në Vushtrri ka rrahur gruan e tij, ku si pasojë e lëndimeve, gruaja ka përfunduar në spital për tretaman mjekësor, shkruan Drenica Press.

Siç bën ditur Policia e Kosovës, pas kësaj dhune është arrestuar bashkëshorti i gruas dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës- bashkëshortes së tij femër kosovare dhe fëmijëve të tyre. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në  ndalim policor për 48 orë..