Në vend të gjobës, këta policë të japin diçka tjetër (Foto)

Goley është një qytet në verilindje të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara. Departamenti lokal i policisë ka ndërmarë një nismë të re për gjobat këtë fundvit.

Në vend te gjobës standarde, ata u kërkojnë njerëzve të dhurojnë lodra për policët e departamentit.

Këto lodra do të shpërndahen natën e Krishtlindjeve për fëmijët që nuk kanë mundur të marrin dhurata.

Shefi i policisë Jason Jordan, ka thënë për Mashable: “Kemi vendosur rreth 100 të tilla. Nuk po bëjmë më shënime në ditët e ardhshme në fletën e gjobës. Dhuratat do të vijnë në stacionin e policisë në kohën e Krishtlindjeve”.

Ky plan po funksionon dhe po vijnë shumë dhurata. Kush e dite se gjobat për parkimin do të ishin kaq festive?