Në tre muajt e parë të 2015, LG shet 15.4 milionë telefona

LG i ka prezantuar rezultatet financiare për tremujorin e parë të 2015, në të cilin kompania ka thënë se ka arritur të shesë rreth 15.4 milionë njësi të telefonave të saj të mençur.

LG pati shitur 15.5 milionë njësi të telefonave të saj në tremujorin paraprak, kështu që shitjet e kompanisë mund të llogaritet se kanë pasur një rënie të vogël.

LG ka arritur t’i rrisë shitjet me 26 për qind gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2014 dhe ka krijuar një rritje të madhe në SHBA prej 66 për qind gjatë vitit të kaluar.

Kompania kishte të ardhurat totale për tremujorin e parë të vitit që arrinin në 3.27 miliardë dollarë, sipas kursit aktual të këmbimit.
LG sapo e ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit, LG G4 i cili do të dal në shitje muajin e ardhshëm.

Pritjet janë që ky model do ta ndihmojë kompaninë të rris shitjet e telefonave në tremujorin e ardhshëm.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT