Në tre muaj bie transporti i udhëtarëve dhe i mallit me tren

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot statistikat e transportit dhe telekomunikacionit” për tremujorin e parë të sivjetshëm (TM1) 2016, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, dhe postë telekomunikimin.

Sipas këtij raporti Kosova 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva dizel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e parë të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin, si mjet udhëtimi, është rreth 61 mijë. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, numri i udhëtarëve ka shënuar një ulje prej 6.94%.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e parë të vitit 2016, është rreth 79 mijë tonë. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar vërehet se ka pasur ulje për 60.43%.

Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2016, janë 1 433, ose 12.92% më shumë fluturime se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2015).

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet udhëtimi është rreth 350 mijë. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2015) ka një rritje prej 18.64%.

Për më shumë informata lidhur me statistikat e transportit dhe telekomunikacionit, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT