Në sulmet ajrore në Siri e humbën jetën 52 civilë

Në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja në bastionet e forcave të Shtetit Islamik, në një fshat në Siri e kanë humbur jetën të paktën 52 civilë, njoftoi sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Drejtori i kësaj organizate Rami Abdel Rahman deklaroi se mes civilëve të vdekur në fshatin Birmale në provincën Alepo ka shtatë fëmijë, si dhe në rrënojat janë bllokuar 13 persona, njofton Tanjug.

Rahman tha se në qytetin në largësi rreth dy kilometra nga fshati zhvillohen luftime mes forcave kurde dhe kryengritësve sirianë kundër luftëtarëve të SHI, por se në fshatin Birmale kryesisht ka civilë dhe se aje nuk kanë qenë të stacionuar xhihadistët.

“Asnjë luftëtarë i SHI-së nuk është vrarë në këto sulme ajrore, por në bombardimin e qytetit të afërt janë vrarë të paktën shtatë xhihadistë” saktëson ai.

Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Siri kanë për qëllim t’i ofrojnë ndihmë luftëtarëve kurdë, të cilët luftojnë kundër xhihadistëve në provincën Alepo, ndërsa më shumë në qytetin kufitar Kobane i cili gjendet afër fshatit Brimale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT