Në Skenderaj u themelua shoqata e pylltarisë “Qyqavica” (FOTO)

Mbështetur nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në Skenderaj u themelua shoqata e pylltarisë “Qyqavica”, transmeton Drenica Press.

Qëllimi i themelimit të kësaj shoqate është menagjimi sa më i mirë i pyjeve të sektorit privat.

Sipas Drejtorit të këtij digasteri në komunën e Skenderajt, z. Musa Lushtaku, themelimi i kësaj shoqate ka rëndësi të veçantë pasi ndihmon pylltarët të bëjnë organizimin institucional në shërbim të menagjimit sa më të mirë të pyjeve të sektorit privat.

Skenderaj njihet si trevë e pasur me pyje në pronësi publike dhe private. Kjo pasuri duhet ruajtur edhe pse krahasuar me trevat tjera nuk është dëmtuar shumë nga prerjet ilegale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT