Në Skenderaj po përdoren substanca narkotike, arrestohet një mashkull dhe një femër

Përdorimi i substancave narkotike ka filluar të godet edhe qytetin e Skenderajt. Duket se nga kjo dukuri negative nuk po arrijnë të jenë imune as të rinjtë e Skenderajt.

Policia e Kosovës ka arrit identifikoj një mashkull dhe një femër të cilëve u është konfiskuar 0.63 gr substancë narkotike.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku është raportuar se në çantën e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar 0.63 gr substancën narkotike. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit lirohen ne procedure te rregullt. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT