Në Skenderaj nuk nevojë për policë, banorët japin shembull qytetarie duke pritur në radhë (FOTO)

Në shumë qytete të Kosovës në këto momente është krijuar tollovi para pikave zyrtare të Postës së Kosovës. Me qindra persona jenë mbledhur për t’i marrë asistencat sociale. Kjo pasi që Qeveria ka marrë vendim që pensionet t’i lëshojë para kohe, shkruan Denica Press.

Në disa qytete duke nisur nga Prishtina, ka ndërhyrë edhe policia duke vendosur njerëzit në radhë dhe në distancë rreth 2 metra nga njëri-tjetri.

Por në Skenderaj nuk ka nevojë të ndërhyjë Policia, pasi ata në mënyrë shumë të kulturuar kanë krijuar distancë ndaj njëri – tjetrit përgjatë Sheshit “Adem Jashari”, duke pritur kështu për Asistecën Sociale, përcjellë Drenica Press.

Në një fotografi të ka shpërndar fanpage “Skederaj qyteti im’, shihen njrëzit në radhë duke pritur dhe duke mbajtur distancen e kërkuar nga Ministria dhe Instituti i Shëndetsisë./DRENICA PRESS/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT