Në Skenderaj nuk ndalen lojërat e bixhozit, policia mbyll lokalin që bënte veprimtari të kundërligjshme

Policia e Kosovës së bashku me inspektorët komunal kanë bastisur një lokal në Skenderaj, ku kanë gjetur veprimtari të lojërave të fatit, si ushtrim i veprimtarisë së kundërligjshme, shkruan Drenica Press.

Në lidhje më këtë rast vet Policia e Kosovës ka deklaruar se: Njësitet policore kanë bërë kontrollin e një lokali ku dyshohej se po zhvilloheshin lojëra të fatit. Në lokal janë gjetur dhe konfiskuar tre aparate të lojërave të fatit, tre televizorë, dy monitorë, tri shtëpiza me tastierë. Lokali është mbyllur nga inspektoret komunal. I dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./DRENICA PRESS/