Blerja e lëndëve djegëse të drurit kushton më shtrenjtë në krahasim me blerjen si lëndë djegëse thëngjillin.

Emisioni “Udhëve” i transmetuar në RTK ka bërë një emision, ku shihet shitja e thëngjillit, gjithashtu edhe nxjerrja e tij në mënyrë ilegale është e ndaluar në Kosovë, por nuk është i ndaluar edhe përdorimi i tij në një pikë, atë të ekonomive familjare.

Është kjo pikë që çon deri tek veprimtaritë e paligjshme që po ndodhin çdo ditë. Në Kosovë janë disa mihje ilagale të thëngjillit, që veprojnë në sy të të gjithëve.

Nuk janë të fshehura e as nuk punojnë natën. Në mes të ditës ata mund t’i hasësh duke punuar me makineri të rëndë e të lehtë në disa komuna.

Është mihja ilagale që vepron në fshatin Polac të komunë së Skenderajt. Veprimataria e saj është e dukshme, ajo shihet edhe nga rruga kryesore që lidhë Skenderajn me Drenasin.

Ndiqni videon nga minuta e 26.