Në Shqipëri nga 59 bashki, e majta fiton 44, e djathta 14

Votimet e 21 qershorit u quajtën historike, për shkak se qytetarët shqiptarë votuan për herë të parë sipas ndarjes së re territoriale. Rezultatet rikonfirmojnë edhe një herë për pushtetin e së majtës, ndërsa në Tiranë udhëheq Veliaj.

Rezultatet e deritanishme nxjerrin fitues me një diferencë të thellë koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, ku 47.49 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote iu janë drejtuar dje kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.

Qytetarët shqiptarë votuan për 157 kandidatë për kryetar në 61 bashki. 63 parti garuan për të pasur përfaqësuesit e tyre në 1595 vende në këshillat e bashkive. 52 parti janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha, Aleancës për Shqipërinë Evropian (37) dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet (15), ndërsa 11 parti garuan të vetme.

Policia e Shtetit mori masa për garantimin e mbarëvajtjes së procesit, ku nuk u shënuan incidente zgjedhore. Në zgjedhjet e këtij viti mbi 143 mijë votuan për herë të parë. I gjithë procesi u monitorua nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve përfaqësues të ODIHR-it.

22:00 – Dako rizgjidhet në krye të Durrësit

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 58 bashki, nga të cilat 43 janë fituar nga kandidatët e koalicionit të majtë, ASHE dhe 14 nga kandidatët e koalicionit të djathtë APPD.

Ndërsa në Finiq, ka fituar partia MEGA e mbështetur nga APPD-ja.

Në bashkinë e Durrësit ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që shpall fitues kandidatin e ASHE, Vangjush Dako me 57.13 për qind të votave dhe më një diferencë mbi 13 mijë vota në raport me kandidaten e koalicionit të djathtë, APPD, Grida Duma.Me këtë rezultat, Dako rikonfirmohet në krye të bashkisë së qytetit bregdetar për një mandat të tretë.

Bashkitë e fituara nga ASHE-ja

    1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
      2. Skrapar, Nesim Spahiu
      3. Pukë, Gjon Gjonaj
      4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
      5. Has, Adem Lala
      6. Delvinë, Rigles Balili
      7. Kolonjë, Arben Malo
      8. Libohovë, Luiza Mandi
      9. Belsh, Arif Tafani
      10. Himarë, Jorgo Goro
      11. Cërrik, Altin Toska
      12. Konispol, Shuaip Beqiri
      13. Pustec, Edmond Themelko
      14. Mirditë, Ndrec Dedaj
      15. Roskovec, Majlinda Bufi
      16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
      17. Gramsh, Luljeta Dollani
      18. Sarandë, Floriana Koka
      19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
      20. Korçë, Sotiraq Filo
      21. Peqin, Saimir Hasalla
      22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
      23. Kurbin, Artur Bardhi
      24. Lushnje, Fatos Tushe
      25. Këlcyrë, Klement Ndoni
      26. Shijak, Ardian Kokomani
      27. Memaliaj, Durim Rroshi
      28. Fier, Armando Subashi
      29. Gjirokastër, Zamira Rami
      30. Elbasan, Qazim Sejdini
      31. Librazhd, Kastriot Gurra
      32. Patos, Rajmonda Balilaj
      33. Divjakë, Fredi Kokoneshi
      34. Maliq, Gëzim Topçiu
      35. Vlorë, Dritan Leli
      36. Bulqizë, Melaim Damzi
      37. Kuçovë, Selfo Kapllani
      38. Dibër, Shukri Xhelili
      39. Prrenjas, Miranda Rira
      40. Kavajë, Elvis Roshi
      41. Krujë, Artur Bushi
      42. Berat, Petrit Sinaj
      43. Durrës, Vangjush Dako
      44. Tiranë, Erjon Veliaj

 Bashkitë e fituara nga APPD-ja

1. Klos, Basir Çupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka
12. Devoll, Bledjon Nallbati
13. Lezhë, Fran Frrokaj
14. Kamëz, Xhelal Mziu

- Advertisement -

MË TË FUNDIT