Në sheshin “Fehmi Lladrovci” mbahen aktivitetet për nder të muajit të autizmit

Për nder të muajit të autizmit, sot në sheshin “Fehmi Lladrovci” është mbajtur aktivitet vetëdijësues për autizëm, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të përgjithshëm të shoqërisë për këtë kategori dhe luftimit të diskriminimit të tyre.

Në këtë aktivitet, merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale, mësimdhënës, qytetarë e nxënës.

Nënkryetari, Arben Shala, ka përgëzuar asistentët për fëmijë me nevoja të veçanta, që kanë organizuar këtë aktivitet shumë të qëlluar dhe ka shtuar se përmes aktiviteteve të tilla, ndihmojmë përgjithësisht vetëdijesimin e qytetarëve dhe luftimin e diskriminimit të kësaj kategorie.

Ky aktivitet është organizuar nga Asistentët për fëmijë me nevoja të veçanta të mbështetur nga Drejtoria Komunale e Arsimit. Në këtë aktivitet janë nda broshura, fllajera me mesazhe vetëdijësuese dhe aktivitete të tjera. Organizatorë janë; Gzime Musliu, Naim Krasniqi, Valmire Rama dhe Mirandë Elshani.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT