Në shesh dhe në lagje të Skenderajt mbillen 755 fidane

Në kuadër të angazhimit për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, ka filluar mbjellja e fidaneve në qytetin e Skenderajt, ato janë mbjellur në sheshin “Adem Jashari”, nëpër lagje të qytetit, përkatësisht në rrugët: “Ali Gashi”, “Osman Geci”, “ 17 Shkurti”, “Skenderbeu”, “Azem Galica”.

Këto fidane përveq që do t’i japin pamje gjelbëruese rrugëve dhe hapësirave ku janë vendosur, ato do të ndikojnë edhe në ruajtjen e ambientit.
Kujtojmë që në total janë mbjellur 755 të tilla.

Image may contain: sky, tree, outdoor and nature