Në shenjë revolte për EULEX’in, deputetët e PAN’it lëshojnë sallën e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me raportimin në media për qasjen diskriminuese të EULEX’it ndaj komandantëve të UÇK’së – shkruan Periskopi.

Të gjithë deputetët e koalicionit PAN kanë lëshuar sallën në shenjë revolte për këtë qasje të EULEX’it.

Ish-gjyqtari i EULEX’it, Malcolm Simmons që dha dorëheqje ka dhënë deklarata shqetësuese për qasjen manipulative të EULEX’it, tha tutje Krasniqi.

“Në emër të Grupit Parlamentar shpreh shqetësimin në lidhje me raportimin në media që flasin për qasje diskriminuese të EULEX’it. Gjyqtari i EULEX’it ka thënë se i ka quajtur edhe kafshë.  Kjo është e turpshme dhe e papranueshme nëse një qasje e tillë manipulative ka qenë mënyra e trajtimit të rasteve në fjalë. Kërkojmë nga EULEX’i të na kthejë përgjigje në lidhje me këto akuza. Në shenjë revolte ne lëshojmë sallën e Kuvendit dhe kërkojmë që seanca e Kuvendit të vazhdojë nesër nga ora 10:00”, tha tutje Krasniqi./Periskopi