Në Shalë të Bajgorës ka rënë afro 40 cm borë

 

Reshjet e borës që kanë filluar nga dje kanë prekur edhe rajonin e Mitrovicës. Si zakonisht reshjet më të mëdha të borës kanë rënë në Shalë të Bajgorës.
Këtë rajon sot e ka vizituar edhe drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Musa Dragaj, i cili ka inspektuar sot gjendjen e rrugëve në Rajonin e Shalës së Bajgorës, për shikuar nga afër gjendjen në këto rrugë, vëhstërsitë nga reshjet e borës sikurse edhe punën e operatorëve që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë rajon.
“Moti i vështirë i përcjellur me reshje bore dhe fërfllazë ka vështirësuar qarkullimin në disa fshtra të Rajonit të Shalës së Bajgorës, ku lartësia e borës ka shkuar mbi 30 cm, ndërkohë që në vende vende janë krijuar orteqe deri në 1 metër lartësi. Pas punës së operatorëve, këto rrugë janë bërë të kalueshme me pajisje dimërore, por kjo nuk ju këshillohet qytetarët që nuk kanë këto pajisje të nisen në këtë rrugë”, tha Dragaj.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT