Në Qubrel të Skenderajt, rrokulliset makina, tre persona të lënduar

Tre persona mbesin të lënduar nga aksidenti në fshatin Qubrel të Skenderajt, ku makina është rrokullisur, pasi ka dalë nga rruga, përcjellë Drenica Press.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës thuhet se “Në fshatin Qubrel të Skenderajt, deri të aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit i cili humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe del jashtë rruge duke u rrokullisur. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar: drejtuesi i automjetit si dhe dy pasagjerë femra të cilët janë duke marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë./DRENICA PRESS/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT